Ky është një kazan mbeturinash i cili ka përfunduar në kanal.

Pak metra më tej një tjetër kontenier ndodhet në kanal i hedhur në këtë kanal vaditës
Kazani është tërhequr nga rruga për disa metra dhe është hedhur në këtë vend, ndërkohë që mbeturinat lulëzojnë nëpër rrugë.

Është kjo pamja e shëmtuar e krijuar nga persona të papërgjegjshëm të cilët i kanë zhvendosur kazanët e mbeturinave nga rruga dhe i kanë hedhur në kanalin kullues i cili kalon përmes fshatit Hot i Ri.

Banorët e zonës kanë denoncuar këtë problematikë në Star Plus. Ata thonë se nuk janë në dijeni se kush mund ta ketë kryer këtë veprim dhe se që kazanët janë prej dy ditësh në kanal.

Pre e vandalizmave kanë rënë edhe pemët të cilat janë dëmtuar nga keqbërësit.

Dëmtimi i investimeve publike nuk është dicka e re në bashkinë e Shkodrës pasi pothuajse cdo vit paraqitet e njëjta situatë.

Këto veprime dënohen me forcë nga cdo qytetar pasi cdo investim publik bëhet me taksat e tyre.