Presidenti i Republikës, Ilir Meta refuzon të hedhë shortin për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Meta ka njoftuar me shkresë Kuvendin, ndërsa thekson se për shkak të vakumit ligjor nuk hedh dot shortin e KED.

“Për shkak të vakuimit ligjor nuk e hedh dot shortin e KED. Hidheni vetë shortin sipas precedentit të vjetshëm”- thuhet ndër të tjera në shkresën e presidentit.

Pritet që shortin për KED ta hedhë Kuvendi pas datës 5 dhjetor.