Teksa gjyqësori, përfshi edhe dy shkallët e Vetting-ut, janë pushim përgjatë gushtit, i vetmi institucion që do të qëndrojë i hapur rezulton se është Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Ditën e hënë, KED do të mblidhet për të shqyrtuar nëse ish-kryeinspektorja e KLD-s Marsida Xhaferrllari plotëson apo jo kriteret për të kandiduar për Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë dhe gjyqtare kushtetuese, ndërsa për të Vetting-u nuk dha një vendim nëse konfirmohet apo shkarkohet.

Burime nga KED-ja, bëjnë me dije se brenda javës së ardhshme pritet që KED të nis intervistat me të përzgjedhurit për vazhdimin e garës për kushtetuese dhe ILD-në ndërsa në fund të këtij muaji, lista do t’i përcillet më pas parlamentit

Artikulli paraprakNDAHET NGA JETA THEMELUESI I PD-SË NË BERAT, BASHA: TRASHËGIMINË QË AI NA LA DUHET TA RUAJMË
Artikulli tjetërRAMA U MERR PLAZHET BASHKIVE: NË SHTATOR LIGJI I RI, NUK KA MË RRUMPALLË, ZAPTIME DHE QOKA