Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka publikuar rezultatin e pikëzimit për kandidatët në Gjykatën Kushtetuese.

Kështu me e vlerësuara është Arta Vorpsi me 89.610 Pikë e ndjekur nga Besnik Muçi me 81.926 Pikë, Elsa Toska 85.425 Pikë, Fiona Papajorgji 88.783 Pikë, Marsida Xhaferllari 81.999 Pikë dhe Regleta Panajoti 80.284 Pikë.

Ndërkohë në mbledhjen e ardhshme të Këshillit, do të shqyrtohen dhe miratohen: Lista përfundimtare e renditjes së kandidatëve për secilin vend vakant në Gjykatën Kushtetuese; dhe Raporti i arsyetuar për procedurën e verifikimit, të vlerësimit dhe pikëzimit të secilit kandidat dhe të renditjes së tyre, për secilin vend vakant në Gjykatën Kushtetuese.

NJOFTIM PËR MEDIAN
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në vijim të procedurave të vlerësimit të kandidatëve të lejuar për kandidim, të cilët janë kandiduar për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese,në zbatim të nenit 7/a të ligjit nr. 8577/2000, të neneve 239 dhe 240 të ligjit nr. 115/2016, të dispozitave të aktit nënligjor normativ Vendimi nr. 5 datë 02.04.2019 “.

Për kriteret dhe procedurën e vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”,
pas shqyrtimit të gjithanshëm të dokumentacionit të paraqitur nga vetë kandidatët dhe atij të siguruar nga vetë Këshilli pas komunikimit me institucionet e tjera lidhur me të dhënat e nevojshme për vlerësimin e kandidaturës,bën publike rezultatin paraprak të pikëzimit për secilin kandidat si më poshtë:

Arta Vorpsi 89.610 Pikë
Besnik Muçi 81.926 Pikë
Elsa Toska 85.425 Pikë
Fiona Papajorgji 88.783 Pikë
Marsida Xhaferllari 81.999 Pikë
Regleta Panajoti 80.284 Pikë

Në zbatim të nenit 239 të ligjit nr. 115/2016 dhe të pikave 67-74 të Vendimit nr. 5 datë 02.04.2019 “ Për kriteret dhe procedurën e vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”, në mbledhjen e ardhshme të Këshillit, do të shqyrtohen dhe miratohen:
a) Lista përfundimtare e renditjes së kandidatëve për secilin vend vakant në Gjykatën Kushtetuese;

b) Raporti i arsyetuar për procedurën e verifikimit, të vlerësimit dhe pikëzimit të secilit kandidat dhe të renditjes së tyre, për secilin vend vakant në Gjykatën Kushtetuese
Pas shqyrtimit dhe miratimit të këtyre akteve nga mbledhja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, organeve të emërtesës,

Presidentit të Republikës dhe Kuvendit, do ti dërgohen listat përfundimtare të renditjes së kandidatëve dhe raportet e arsyetuar të Këshillit ku përmbahet analiza tërësore lidhur me plotësimin e kushteve ligjore dhe vlerësimin e kritereve ligjore për secilin kandidat, si edhe për procedurën e ndjekur për vlerësimin dhe renditjen e tyre, për secilin vend vakant.

Artikulli paraprakDHUNONET TURISTI RUS NË VLORË, DY TË RINJ E BËJNË PËR SPITAL
Artikulli tjetërTAKIM ME KOMISIONIN E VENECIAS, MINISTRI LLESHAJ: ZGJEDHJET VENDORE U ZHVILLUAN RREGULLISHT