GJETO DUKA: PO NDIKON NDJESHËM PËRMIRËSIMI I INFRASTRUKTURËS. Investimet në infrastrukturë pritet të ndikojnë drejtpërdrejtë në rritjen e turistëve gjatë këtij sezoni në komunën e Kelmendit. Kryetari i kësaj komune Gjeto Dukaj thotë se janë me rëndësi rikonstruksioni i rrugës Grabom-Cem dhe hapja e pikës kufitare që lidhet me Malin e Zi.

Banorët në Kelmend thotë kryekomunari Dukaj kanë shtuar kapacitetet duke qenë se po rritet numri i turistëve të huaj por edhe pushuesve shqiptar. Sa i përket ndryshimeve me reformën e re territoriale kreu i Komunës shprehet se Kelmendit duhet t’i jepet përparësi duke qenë se është një prej zonave që ka numrin më të madh të turistëve në Bashkinë e re të Malësisë së Madhe. Komuna Kelmend me reformën e re administrative i bashkohet Bashkisë së re të Malësisë së Madhe bashkë me 5 njësi të tjera vendore.

PUBLICITET