Kryeministri Edi Rama ka postuar një video nga Parku Arkeologjik i Finiqit. Në videon e postuar prej tij, duken gërmimet që vazhdojnë në zonë, ku edhe janë gjetur objekte me vlerë të madhe historike.

Giusepe Lepore, bashkëudhëheqës i ekspeditës kërkimore, është shprehur se në këtë zonë janë gjetur disa mure që i përkasin një kompleksi të madh monumental.

Giusepe LeporeVendosëm të gërmojmë në këtë pikë të parë ku ndodhet një stoa antike në skajet e së cilës gjendet një kishë e kohës kristiane e cila është ndërtuar në faza të ndryshme,

e cila edhe pse ka dëmtime të strukturës, përsëri është një zbulim i shkëlqyer të cilat kanë një vlerë shumë të madhe historike.

Sektori i dytë ku po ndërhyjmë është agoraja ku kemi gjetur disa mure të cilat i përkasin një kompleksi të madh monumental.

Pra edhe pse pak është zbuluar, kemi të bëjmë me një qytet kompleks dhe të pasur me gjetje të shumta dhe të ruajtura mirë.

Presim që ky qytet antik të hyjë në hartat turistike në mënyrë që sa më shumë vizitorë që të shikojnë këtë sit të mrekullueshëm.

 

Artikulli paraprakZBULOHET ‘ISHULLI I MARIJUANËS’ NË ITALI, ARRESTOHEN DY KUJDESTARËT SHQIPTARË (EMRAT)
Artikulli tjetërPOLICIA SJELL RISINË, MONITORON ME DRON ATA QË SHKELIN RREGULLAT E QARKULLIMIT (VIDEO)