Deklarata e kryeministrit Rama për rritjen e bonusit për shpërblimin e lindjes së bebeve që nga 1 janari i vitit 2019 duket se do të rizgjojë dhe një herë dëshirën e shqiptareve për të pasur një familje të madhe.

Vetë qytetarët për mikrofonin e Star Plus shprehen se ky vendim është mjaft i mirë për të gjithë shiqptarët duke marrë parasysh kushtet dhe ekonominë e vendit. Disa prej tyre e shohin këtë vendim si stimulim të numrit të lindjeve .

Ulja e numrit të lindjeve në rang vendi dhe plakja e popullsisë duket se ka shtyre kryeministrin Rama të marrë vendimin për të rritur disafish shpërblimin e bebeve që do të lindin që nga 1 janari i vitit 2019 e në vijim .

Shuma e shpërblimit do të vijojë nga 40 mijë të reja deri në 120 mijë . Prej disa vitesh është vene re një tkurrje e numrit të lindjeve ,

plakje e popullsisë dhe mbi të gjitha është rritur numri i të rinjve që preferojnë të braktisin vendin e tyre për një jetë më të mirë në vendin e BE.

 

Artikulli paraprakDËSHTON REFERENDUMI NË MAQEDONI
Artikulli tjetërMINISTRJA: JA LË DREJTËSISË ARRESTIMET E SPITALIT