Këngëtari Labinot Rexha është përfshirë mëngjesin e djeshëm në një aksident. Rexha ishte duke shkuar drejt Zvricrës, kur për shkak të kushteve të vështira të motit dhe reshjeve të dëborës është përplasur me makinën ku ndodheshin edhe familjarë të tij.

Ndërkohë që vetë Rexha sqaron se nga aksidenti nuk ka patur lëndime serioze, as ai dhe as familjarët e tij.

Ai shkruan në rrjetet sociale:

“Oh Zot, faleminderit që shpëtova familjen dhe veten! Një aksident pësova sot në mëngjes, rrugës për në Zvicër dhe falë Zotit shpëtuam nga një largësi 100 metra. Sot kuptova që pasuria, fama nuk është asgjë.

O Zot, begatoje atë person qe i ka bërë këto barriera, se sot e sigurt që do të humbja veten dhe tërë familjen.
Nuk kishte asgjë me keq kur për 3 minuta nuk dëgjova zërin e familjes. Kujtova se i humba në ujë, por dëgjova zerin e djalit tim të vogël, Aliut, që më tha që jam mirë.

Oh Zot, faleminderit, faleminderit, faleminderit, Ti je mëshirues, mëshirëbërës!”

PUBLICITET