Një person është kërcënuar ditën e djeshme. Persona të panjohur i kishin lënë te fshirësja e xhamit të makinës një zarf me një fishek.

30-vjeçari me inicialet A.N. banues në Fier ka deklaruar në polici se dje rreth orës 07:30 kur është drejtuar për te makina tip “Toyota”, parkuar pranë banesës ka gjetur zarfin me plumbin brenda.

Pas kallëzimit në polici, grupi hetimor po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Artikulli paraprakARRESTOHEN 21 VETË PËR TRUKIME NDESHJESH
Artikulli tjetërNDALOHEN NË BILISHT 11 SIRIANË, KËRKOJNË AZIL NË SHQIPËRI