Një 61-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi e ka dhunuar, e ka kërcënuar me thikë se do e vrasë bashkëshorten e tij, edhe pse ndaj sa ishte lëshuar një urdhër mbrojtje.

Burime zyrate konfirmojnë për Shqiptarja.com se i janë vendosur prangat 61-vjeçarit me inicialet F.B. 61-vjeçari ka shkelur urdhrin e mbrojtjes dhe i ka shkuar në banesë bashkëshortes së tij, e ka dhunuar dhe më pas e ka kërcënuar se do e vriste, për motive ende të paqarta.

Kjo nuk ishte hera e parë që ai ushtronte dhunë fizike ndaj saj, kjo ishte dhe arsyeja se përse ajo kishte marrë urdhër mbrojtje, por ai nuk u zbatuar nga 61-vjeçari duke çuar në arrestimin e tij.

Mbi të rëndon akuza për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Artikulli paraprakPLAGOSI DY TË RINJ, ARRESTOHET 66-VJEÇARI
Artikulli tjetërDENONCOJNË QYTETARËT, NDËSHKOHEN 493 SHOFERË