Një 48-vjeçar, i akuzuar për kanosjen me armë të babë e bir ka rënë në prangat e policisë së Dibrës.

I arrestuari është shtetasi A (B) Sh, 48 vjeç, banues në fshatin Hotesh, njësia Administrative Luzni, Dibër.

“Ky shtetas në vitin 2018, në fshatin Hotesh, për motive pronësie ka kanosur me armë shtetasin B.Sh, dhe A.Sh (babë e bir). Në ngarkim të këtij shtetasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër datë 20.03.2018 ka vendosur si masë sigurimi “Arrest në burg”, njofton policia.

I arrestuari akuzohet për dy vepra penale atë të “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake në ambiente publike” dhe “Kanosja”.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakVIDHNIN RROBA NË TIRANË DHE I SHISNIN NË SHKODËR, ARRESTOHEN DY HAJDUTËT
Artikulli tjetërAUTOMJETI PRANË NJË KARBURANTI NË LEZHË PËRFSHIHET NGA FLAKËT