Një 42-vjeçar nga Kuçova ka kërcënuar sot se do të vetëvritej, pas një gjobe 5 milionëshe që i ka vendosur bashkia.

Andon Ziu nga fshati Tapi është ngjitur në një shtyllë të tensionit të lartë dhe ka kërcënuar me vetëflijim.Por policia thotë se pas negociatave, Ziu ka zbritur nga shtylla.
Njoftimi i Policisë së Beratit:

Në vijim të informacionit të dhënë pak më herët në lidhje me shtetasin A.Z, i cili kishte hipur mbi një shtyllë elektrike dhe kërcënonte se do të hidhej, ju bëjmë me dije se:

Shërbimet e Policisë në prani dhe të një psikologu, pas dy orësh negociata bënë të mundur që shtetasi i lartëpërmendur rreth orës 12:40 të zbriste nga shtylla elektrike pa pasur probleme për jetën.

Artikulli paraprakSHPËRTHEN ZJARRI NË DAJT, NDËRHYN MENJËHERË ZJARRFIKËSJA
Artikulli tjetërTENTON T’I DJEGË SHTËPINË NJË SHTETASI, ARRESTOHET 27-VJEÇARI