Dy persona kërcënojnë punonjësin enë pike karburanti dhe i marrin gjithë lekët e xhiros.
Ngjarja ka ndodhur sot, rreth orës 04:40, në fshatin Levan, Fier.

Sipas burimeve të Policisë Vendore mësohet se T. S., punonjës në një pikë karburanti ka njoftuar se dy të rinj, e kanë kanosur dhe i kanë marrë xhiron e natës, rreth 30.000 lekë dhe më pas janë larguar në drejtim të Fierit me një mjet tip “Fiat”.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika të shumta kontrolli. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Artikulli paraprakI SËMURI MENDOR GODET NJË PERSON, PROCEDOHET INFERMIERI
Artikulli tjetërBIE AKSIDENTALISHT NGA KATI I 5-TË I PALLATIT, PËRFUNDON NË SPITAL 50-VJEÇARI