Dy persona janë arrestuar, ndërsa një i tretë është proceduar penalisht në gjendje të lirë për moskallëzim krimi, pas kërcënimit me armë ndaj një të mituri.

Domeniko Ceni 21 vjeç dhe Isuf Drenova 19 vjeç, të dy nga Sukthi i Durrësit, për motive të dobëta kanë kanosur me armë zjarri 17-vjeçarin me inicialet A.V.

Në lidhje me këtë ngjarje u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale dy armë zjarri automatik model 56.Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi A.N. nuk e ka kallëzuar ngjarjen.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja la leje e armëve luftarake” në bashkëpunim në ngarkim të shtetasve Ceni dhe Drenova dhe veprën penale “Moskallëzimi i krimit”në ngarkim të shtetasit A.N.

Artikulli paraprakKËRKOHEJ NË ITALI, 32-VJEÇARI ARRESTOHET NË VLORË
Artikulli tjetërPËRPLASI DISA MAKINA NËN EFEKTIN E ALKOOLIT, GJYKATA LIRON SHEFIN E POLICISË SË PATOSIT