Vrasja e minoritarit në Gjirokastër, parullat e thirrjet antishqiptare gjatë dhe pas ceremonisë së varrimit, por edhe shpallja ‘non grata’ e 52 ekstremistëve grekë kanë rritur ndjeshëm tensionet mes dy vendeve.

Zëvendës ministrja e Mbrojtjes së Qytetarëve Katerina Papakosta-Sidiropoulou është shprehur në një prononcim se Shqipërisë duhet ti vendoset si parakusht për integrimin në BE, respektimi i minoritetit.

“Me Shqipërinë duhet hapur një dialog i sinqertë dhe në thellësi për të drejtat e pakicës kombëtare në funksion të perspektivës evropiane, parakushti i të cilave është zbatimi i plotë i tyre.

Shqipëria duhet të pranojë qartë dmth, aq sa pretendon për shqiptarët jashtë vendit të tyre, autonomi ose edhe pavarësi, duhet të japë për pakicat kombëtare të gjitha të drejtat. Këto janë parakushte për pranimin nga Evropa dhe Greqia duhet t’i kujtojë” deklaroi zyrtarja greke.

Pas shpalljes ‘non grata’ të 52 grekëve për shfaqjen e shëmtuar antishqiptare gjatë varrimit të Kacifas, ka reaguar ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati dhe homologu i tij grek.

Bushati thotë se Shqipëria i ka bërë të gjitha detyrat shtetërore në lidhje me këtë çështje, ndërsa ministria e Jashtme greke ka kërkuar sqarime për këtë vendim.

Artikulli paraprakNGA MATERNITETI I RI I SARANDËS, RAMA NXIT NËNAT: BËNI SA MË SHUMË FËMIJË
Artikulli tjetërPENSIONISTËT: RRITJA E PENSIONIT 3% ËSHTË QESHARAKE