Partia Demokratike ka kërkuar përjashtimin e kryetarit të grupit parlamentar socialist, nga delegacioni shqiptar në Parlamentin Europian.

Mësohet se kjo kërkesë e opozitës është paraqitur sot edhe në Parlamentin Europian. Në një reagim në Twitter, Balla i kërkon Bashës të tërheqë kërkesën e cila ka shkaktuar kaos edhe në PE.

Postimi i Ballës:

Lulzim! Tërhiqe urdhërin për rrëmujë qe u ke dhënë deputetëve të tu në delegacionin e Shqipërisë sot në Parlamentin Europian.

Mos e turpëro vendin tënd edhe hapur se pas kuintave “me anonime” e bën përditë.Të presim të dy me qetësi vendimet e gjykatës dhe prokurorise!