Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për vrasje të mbetur në tentativë.

Në vijim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative u bë e mundur kapja e Albano Cano, 32 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë.

Bëhet e ditur se më 10 shtator 2018, 32-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma pasi Autoritetet Gjyqësore Rimini/Itali kanë lëshuar Urdhrin e Arrestin Ndërkombëtar për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, parashikuar nga neni 56, 61, 575 të Kodit Penal Italian.

Materialet do t’i dërgohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.