Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon 12 vite burg për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Por me pranimin e gjykimit të shkurtuar nga gjykata, Tahirit automatikisht i ulet një e treta e dënimit. Kështu ai do të dënohet me 8 vjet burg nëse pranohet nga gjykata.

Ish-ministri do të gjykohet së bashku me ish-drejtorin e policisë së Vlorës Jaeld Çela i shpallur në kërkim prej më shumë se një viti.

Mbi ta rëndojnë tre akuza për trafik të lëndeve narkotike dhe grup të strukturuar kriminal dhe kryerje të veprave në kuadër të grupit të strukturuar , ndërsa me pranimin e gjykimit të shkurtuar automatikisht i ulet një e treta e dënimit.

Artikulli paraprakMARK BABANI REAGON NDAJ AKUZAVE TE PD: NUK KAM BERE AS 24 ORE BURG
Artikulli tjetërQYTETARI I KËRKON NDIHMË KRYEMINISTRIT PËR BABANË E SËMURË, RAMA: DETYRË DHE KËNAQËSI!