Policia e Kosovës ka zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës një aksion në disa lokacione të Prishtinës.

Aksioni ka përfunduar me arrestimin e katër personave, prej të cilëve tre janë shtetas të huaj.

Policia e Kosovës ka njoftuar se katër të arrestuarit dyshohen se kanë kryer vrasje dhe ndaj tyre kishte një mandat arresti ndërkombëtar.

“Policia e Kosovës, gjatë realizimit të një operacioni policor sonte në orët e mbrëmjes në Prishtinë, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e disa personave të dyshuar për vepra kriminale, disa nga ta shtetas të huaj e që janë në kërkim ndërkombëtar,

të dyshuar edhe për vrasje, ka ndaluar 4 persona të dyshuar: 3 shtetas të huaj dhe një kosovar”, i tha Radios Evropa e Lirë zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.

Zyrtarë brenda Policisë së Kosovës i thanë Radios Evropa e Lirë se dy nga të arrestuarit janë malazezë, një serb dhe i dyshuari i katërt është shqiptar nga Kosova.

Artikulli paraprakS’KANË TË NDALUR LËKUNDJET E TOKËS NË SHQIPËRI, JA TËRMETI I FUNDIT QË U REGJISTRUA MBRËMË
Artikulli tjetërOPOZITA LË KUVENDIN, KODI RRUGOR DHE LIGJI PËR MAGJISTRATURËN SHTYHEN PËR TË HËNËN