Ish-presidenti Bujar Nishani nuk do të përballet në gjykatë me trajnerin e kombëtares shqiptare të futbollit, Kristian Panucci.

Kjo, pasi Gjykata nuk e ka pranuar padinë e trajnerit Panucci kundër Nishanit, i cili pas humbjes së ndeshjes ndaj Kosovës, e etiketoi atë “sharlatan”.

Lajmi konfirmohet, ndërsa vendimi i rrëzimit të padisë nga Gjykata e Tiranës ende nuk është zbardhur.

Avokatët e Panuçit kërkuan dëmshpërblim 100 mijë euro për dëmin që sipas tyre i kanë shkaktuar deklaratat e ish-Presidentit Nishani.

Në padinë e tij Panucci është shprehur se i është cënuar nderi, personaliteti dhe reputacioni, dhe kësisoj kërkonte një përgënjeshtrim dhe shlyerjen e dëmit pasuror nga ana e Nishanit.