Shtyhet sërish seanca për kërkesën e Izet Haxhisë për rigjykim për dosjen “Azem Hajdari”. Shkak i shtyrjes ishte kërkesa e Haxhisë dhe avokatit të tij për përjashtimin e trupit gjykues që përbëhet nga; Valdete Hoxha relatore, Astrit Haxhialushi, Genti Shala.

Ish-bodigardi i Berishës është shprehur në gjykatë seancën e sotme se kërkon një trupë gjykuese që të ketë kaluar vettingun. “Dua të gjykohem nga gjykatës që kanë kaluar vettingun” tha ai, ndërsa në seancë nuk u lejuan mediat.

Gjithashtu Haxhia ka lëshuar akuza të forta edhe në drejtim të gruas së Azem Hajdarit. Nuk pranoj që të më gjykojnë kolegët e Fatmira Hajdarit”. Ndërkohë që pritet që të shqyrtohet kërkesa e tij për përjashtimin e trupit gjykues.

Artikulli paraprakLONDËR, OPERACION POLICOR, DY SHQIPTARË ARRESTOHEN PËR PENGMARRJE
Artikulli tjetërNDOTJA, MINISTRI KLOSI PËR BASHKITË: MERRNI PËRGJEGJËSI