Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Facebook, Ambasada Amerikane në Tiranë ka udhëzuar të gjithë të interesuarit se si duhet të veprojnë për të aplikuar për vizë emigruese.

Ambasada e SHBA thotë se për shumicën e kategorive të vizave duhet të dërgoni dokumentet në mënyrë elektronike, ndërsa dy javë përpara takimit duhet të dërgoni me postë të shpejtë dokumentet origjinale në sektorin konsullor.

Njoftimi i plotë i ambasadës amerikane në Tiranë:

🇦🇱️ | Jeni aplikant për vizë imigruese? Për shumicën e kategorive të vizave, NVC do t’ju kërkojë t”ia dërgoni dokumentet elektronikisht (të cilat gjenden këtu 👉 http://nvc.state.gov/) duke i ngarkuar ato në llogarinë tuaj 👉 https://bit.ly/2Fv0GHE

Dy javë përpara takimit tuaj, ju duhet të dërgoni me postë të shpejtë dokumentet origjinale (https://bit.ly/2DXPLHW) në Sektorin Konsullor. #pyetanen