SEKRETARI AMERIKAN I SHTETIT SHPREH MBËSHTETJEN KUNDËR TERRORIZMIT. Sekretari amerikan i shtetit  John Kerry  është takuar me zyrtarët e lartë në Francë për të shprehur solidaritetin e Amerikës me popullin francez pas sulmeve terroriste të javës së kaluar.   Vizita e Kerryt vjen pas kritikave të vazhdueshme për mungesën e një përfaqësuesi të administratës së Obamës në marshimin masiv të së dielës në Paris, në të cilën morën pjesë rreth 40 krerë shtetesh dhe më shumë se 1 milion marshues, përfshirë dhe kryeministri Rama me 4 klerikët shqiptarë.  

Gjatë takimit të tij me presidentin Francez Kerry u shpreh se “ndan dhimbjen e Francës pas tmerrit të kaluar gjatë javës së shkuar dhe se është aty si një vend mik për të punuar së bashku e për të gjetur zgjidhjet e nevojshme”.   Gjatë një takimi më herët me ministrin e Jashtëm të Francës Laurent Fabius, Kerry u justifikua me mungesën në marshimin e së dielës për shkak të një vizite të planifikuar më parë në Indi. Kerry u takua me Fabius dhe presidentin francez, François Hollande, dhe sëbashku kryen homazhe dhe vendosën kurora me lule në ndërtesën e revistës satirike “Charlie Hebdo” ku ndodhi masakra e 7 janarit me 12 jetë të humbura,  si dhe në supermarketin ku mbetën të vrarë 4 pengje, pak ditë më pas. Kerry do të zhvillojë takime dhe me zyrtarë të tjerë të Parisit për të ndarë solidaritetin dhe mbështetjen për një javë të vështirë të ëprjetuar nga kryeqyteti Francez.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE