Flokët e dendur janë armë suksesi, por duke qenë që janë gjenet që kontrollojnë dendësinë e tyre, pak na ngelet në dorë.Megjithatë disa truke specialistësh do të ndihmojnë të fitosh maksimumin nga ajo që ke

 Drejtoji me strategji

Po t’i shtrish shpesh flokët mund të duken edhe më të rrallë, thonë specialistët. Duhet të kesh një baraspeshim të mirë në flokë, ata duhet të rëndojnë në fund dhe të jenë të lehtë në rrënjë. Majat në fund priti drejt që të japin iluzionin e flokëve më të dendur.

Zgjidh shampon dhe balsamin e duhur
Specialistët këshillojnë të fillosh me produkte me efekt voluminoz. Ata rrisin volumin pa e bërë flokun të rëndojë.

…dhe përdor shampon e thatë
Është një produkt që gjendet në treg tashmë, në formë shkume. Kur përdoret në skalp dhe masazhohet në gjithë flokët jep një ndjesi shkrifërimi dhe shton volumin në rrënjë.

Nxirr nga sirtari bigudinat
Bigudinat ua shtojnë volumin flokëve me valët që krijojnë derisa t’i lash përsëri.

Përdor një losion që dendëson
Ka disa polimere dendësues që ngjiten me flokët dhe ndihmojnë për ta dendësuar përkohësisht, zbulojnë sekrete parukierët.

Thaji sipas rregullave
Thaji flokët në drejtim të kundërt me atë rritjes pra poshtë lart. Kjo i jep më shumë volum sesa po ta drejtosh grykën e tharëses në atë drejtim apo kah që rriten flokët, shkruan revistaclass.

Shmang serumet dhe balsamet pa shpëlarje
Pas tharjes me tharëse, mos përdor balsam, serume shkëlqyese dhe produkte të tjerë stilues që vetëm sa do i japin rëndesë flokut”. Përdor solucione që japin volum, në formë pudre, në vend të tyre. Ky produkt nuk jep rëndesë dhe është pudër që Iëngëzohet sapo aplikohet, duke e lejuar flokun ta thithë menjëherë.

 

Përdor një ngatërresë të shkollës së vjetër
Me delikatesë shpupuris pak flokët në rrënjë dhe spërkat me llak që volume të qëndrojë”. Lëmoje sipërfaqen me një furçë që flokët të duken të krehur