Mbledhja e rradhes e Kwshillit Bashkiak Shkoder ka miratuar disa vendime ndersa ka patur qe jane shtyre per mbledhjen e ardhshme.

Me shumice jane miratuar pikat e rendit te dites qe lidheshin Propozim për ndryshim të datës së mbledhjeve të rregullta të këshillit bashkiak, projekt/vendimi “Për propozim për dhënien e ndihmës ekonomike për muajin Maj2018“,

“Për dhënien e paaftësisë dhe invaliditetit të punës për muajin Maj 2018“, “Për përdorimin e fondit të kushtëzuar për bllok ndihmën ekonomikederi në 6% për muajin Janar-Mars 2018“.

Debate jane bere per piken 7 te rendit te dites “Për miratimin e linjave të rregullta të udhëtarëve: Shkodër – Shosh-Shkodër dhe Shkodër– Pult – Shkodër“, lidhur me sigurine e kesaj rruge dhe nevojen per te pase nje rregullore perpara dhenies se liçensave.

Kryebashkiakja Voltana Ademi ka sqaruar se ka nje VKM lidhur me standartet dhe kriteret minimale te dhenies se lejeve te transportit publik.Asnje prej operatoreve nuk i plotesojne keto kritere minimale dhe kjo ka sjelle veshtiresi.

Duhet qe keto kritere te rishikohen nga qeveria qe te jene te arritshme per rruge te veçanta si ato te zonave malore te bashkise Shkoder.Pvaresisht dislutimeve dhe kerkesave kjo pike e rendit te dites u miratua.

Pika 8 e rendit te dites Pr/ Vendim: “Për dhënie pëlqimi për dhënie me qira të ekonomisë pyjore/kullosore“Bushat-Bërdicë“, njësia administrative Bërdicë, ngastra 1a, me sipërfaqe 300 m me afat 5-vjeçar, për vendosjen e antenave të komunikimit të kompanisë të levzshme Vodafon Albania pati diskutime pasi disa nga keshilltaret thane se ajo eshte e vendosur ne zone arkeologjike.

Me votim u vendos qe kjo pike te shtyhet per mbledhjen tjeter derisa bashkia te marre informacion te sakte zyrtar nese kjo ndodhet ne zone historike.Keshilltaret bashkiake kane miratuar projekt vendimet “Për dhënien e ndihmës financiare dhe miratimin e dokumentacionit të vlersimit të dëmeve të shkaktuara nga zjarri, për tre familjet Bungaja.

Pas diskutimeve e sqarimeve te kryetares Ademi eshte miratuar dhe vendimi “Për dhënien e pëlqimit për miratimin e vlerës së dëmeve për familjet e prekura nga përmbytjet, banesat e të cilëve janë dëmtuar“.Me pas kjo do i dergohet qeverise .

Artikulli paraprakTENTOHET TË GRABITET BANKA,NDERHYN POLICIA
Artikulli tjetërIMSI CACHER, PUSHOHEN HETIMET PËR ISH-DREJTORIN E POLICISË