Është zhvilluar mbledhja tjetër e këshillit bashkiak. Kësaj here me praninë e kryetares së bashkisë Voltana Ademi ku u miratuan disa nag pikat e rendit të ditës, ndërsa disa projektvendime u shtynë për në mbledhjen e radhës.

Diskutimet më të shumta u krijuan gjatë marrjes së vendimit për dhënien me qera të kinema “Millenium” ku disa anëtarë ishin kundër administrimit nga ana e bashkisë dhe sugjeruan ndryshime në kontratën aktuale

Projekt vendimi për këtë dhënien me qera, apo administrimin e kinema “Millenium” nga bashkia Shkodër u shty për diskutim në mbledhjen e ardhshme. Nga shtatë pikat e rendit të ditës në këtë mblehdje, u miratuan vetëm dy. E para ishte miratimi I buxhetit të vitit 2020 dhe program buxhetor afatmesëm përfundimtar 2020-2022 të bashkisë Shkodër dhe projektvendimi I dytë I miratuar ishte për dhënien me qera të një trualli me sipërfaqe 10 metër katror.

Nga ana tjetër këshilltarët nuk miratuan projektvendimin për raportin vjetor të konsoliduar të zbatimit të buxhetit për vitin 2019.

Artikulli paraprakE RËNDË,MBYTEN DY PERSONA NË LUMIN BUNA
Artikulli tjetërSUZANA GOLEMI REKTORJA E RE E UNIVERSITETIT TË SHKODRËS