E vetmja pikë e rendit të ditës në mbledhjen e këshillit bashkiak të Shkodrës që arriti të ketë një lloj diskutimi është ajo për rishpërndarjen e fondeve brenda 2018-ës për rikonstruksionin e dy shkollave “Haxhi Hajdari” në Rrethina dhe Zef Jubani në Gurin e Zi.

Këto shkolla është menduar që të bëhen me paratë që kanë mbetur nga mospërdorimi në kohë i fondit për blerje dru zjarri dhe gazit të lëngshëm tek disa shkolla të tjera.

Ai që kundërshtoi është anëtari i këshillit bashkiak Fatlum Nurja.

Debati mes nënkryetares Koliqi dhe këshilltarit Nurja vijoi lidhur me çështjen e rishpërndarjes së fondeve për dy shkollat.

Kjo pikë e rendit të ditës nuk u arrit të miratohej për shkak se mbledhje u ndërpre nga mungesa e numrit të duhur të këshilltarëve për të votuar.

Të vetmet pika që u miratuan ishin për ndihmën ekonomike ndërsa mbeti pa u diskutuar çështja e minerarit në Postribë, buxheti 8-mujor i realizuar nga bashkia dhe diskutimet e lira jashtë rendit të ditës.