KËSHILLTARËT E MAJTË, KËRKOJNË MË SHUMË VËMENDJE PËR ÇLIRIMIN.

Këshilli I Bashkisë se Shkodrës ka zhvilluar mbledhjen e radhës se tij ne ketë fund te muajit Nëntor dhe ne ketë atmosfere festash ne qytetin e Shkodrës.Por ashtu siç ndodh thuajse çdo here, edhe ketë radhe këshilltaret e bashkisë nuk arrijnë te përshtaten me zbatimin e orarit duke, nisur me vonese ketë mbledhje te radhës. Megjithatë, kjo mbledhje ka kaluar pa shume debate, përveç kërkese se kryetarit te grupit te këshilltareve te Partise Socialiste, I cili ka kërkuar me shume vëmendje për aktivitete ne daten 29 Nentor.Megjithatë, pavarësisht vonesave, ne ketë mbledhje te këshillit te Bashkisë se Shkodrës janë miratuar te gjithe pikat e rendit te dites, mes te cilave Projekt vendim “Per dhënien e ndihmës ekonomike, të paftësisë dhe invalidëve të punës për muajin Nentor 2014”. Shqyrtim i relacionit të Komisionit te Strehimit për shpërndarjen e 7 apartamenteve të mbetura të palikujduara në EKB. Projekt vendim  për ndryshim të tabelës për funksion (honorarë), të miratuar me VKB nr. 5, datë 31.1.2014 për koncertin “Ndërmendje 2014“.Projekt vendim për miratimin e ndarjes sipas projekteve artistike të fondit prej 2500 mijë leke të miratuar me VKB nr. 5, datë 31.1.2014, për aktivitetin skenik vjetor të “Teatrit Migjeni“. 

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/bTCQ-oUbGM4″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]