Këshilli i Qarkut Shkodër nderoi këtë 7 mars tre personalitete të shquara të Shkodrës me titullin “Nderi i Qarkut”. Më shumë se 80 vite nga ndarja nga jeta, Qarku Shkodër nderon poetin e madh shkodranë, Millosh Gjergj Nikolla – MIGJENI.

Certifikatën e nderit e ka tërhequr mbesa e Migjenit, Anxhelin Ceka, e cila u shpreh e emocionuar për vlerësimin e madh që po i dorëzohej nga kryetarja e Këshillit të Qarkut Shkodrës, Greta Bardeli.

Titulli “Nderi i Qarkut” iu dorëzua gjithashtu edhe profesorëve Zef Çoba dhe Alfred Çapaliku, të cilët me veprën e tyre kanë dhënë një kontribut të madh për qytetin e Shkodrës. Të dy, në fjalët e tyre treguan mirënjohjen për vlerësimin.

Të pranishëm në Qarkun Shkodër në momentin e dhënies së titujve ishin personalitete të nderuara në Kryeqendrën e Veriut. Migjeni është një ndër figurat më të mëdha të letërisë shqiptare, i cili me veprën e tij ka dhënë kontribut të madh.

Artikulli paraprakZGJEROHET HARTA E PËRMBYTJEVE
Artikulli tjetër7- MARSI NË MEDRESENË E DJEMVE