Përpara se të niste mbledhja e radhës e këshillit bashkiak, anëtarët Mustaf Lici dhe Fatlum Nurja

kanë paraqitur një kërkesë për dhënie ndihme nga ana e bashkisë për Kleotos Çelikun i cili humbi jetën një vit më parë duke punuar në një pusetë të ujërave të zeza.

Nga ana e saj kryetarja e bashkisë Voltana Ademi tha se pret dokumentacionin përkatës për të vendosur më pas për një ndihmë financiare për familjen e Kleotos Çelikut.

Para pak ditësh familjarët e Kleotos Çelikut u shprehën të zhgënjyer duke qenë se deri më tani institucionet nuk i kanë dhënë asnjë lloj ndihme.

 

Artikulli paraprakVELIPOJA, MATAJ: OPERACIONI PËR HAPËSIRAT NJË SHOW
Artikulli tjetërVELIPOJË, MANASTIRLIU: SHPËTUAM 230 JETË NË PLAZHE