Këshilli për Siguri konfirmon dyshimet për sulme

Këshilli për Siguri i Kosovës ka konfirmuar dyshimet për mundësinë e sulmeve gjatë periudhës së festave në ditët e ardhshme. Institucionet e Kosovës nuk përmendin fjalën terrorizëm, por grupe të lidhura me shërbime dhe konflikte në vendet e tjera që kanë qëllim sulmet ndaj liderëve politik e institucional. Këshilli për Siguri ka thënë se autoritetet zbuluan veprime të disa individëve dhe grupeve të lidhura me vende të tjera jashtë Kosovës të orientuara për destabilizimin e rendit kushteues. Kosova u alarmua pas njoftimit të ambasadës amerikane për shtetasit e saj ku kërkohej kujdes maksimal pasi sic thuhej terroristët në rajon edhe më parë kanë dashur të sulmojnë shënjestra të lehta përfshirë kishat dhe objektet e tjera të shenjta, zonat për këmbësorë, objektet sportive, koncertet dhe sallat për tubime publike. Policia nuk ka komentuar shumë këto ngjarje, por mesazhi duket se është marrë. Autoritetet kanë thënë se do të mbrojnë liderët e Kosovës.