Opozita e Bashkuar, e përfaqësuar nga dy përfaqësuesit e saj, Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin kanë folur lidhur me mbledhjen e sotme prej 2 orësh në Këshillin Politik.

Vasili ka thënë se PS nuk pranon që ndryshimet kushtetuese t’i çohen OSBE/ ODIHR dhe në këtë mënyrë po bllokohet procesi i Këshillit Politik. Në këtë mënyrë thotë nënkryetari i LSI, po synohen zgjedhjet e njëanshme.

‘’Është vërtet skandaloze, që një vend si Shqipëria, që ka marrë përsipër të drejtojë OSBE, është drejtuesja e radhës bllokon çdo komunikim me të.

Së dyti, siç patët ta ndiqni nga Gjiknuri, mazhoranca erdhi në këshill me qëllime shumë të përcaktuara, dhe në Këshill erdhi pa pasur asnjë draft ligjor për këtë çështje,

Së treti, situata është akoma më skandaloze pasi ndërkohë që demonstrojmë një preokupacion për të ecur shpejt, dhe akuzat se ne po e vonojmë, refuzuan që të vazhdojnë diskutimin e tyre që nesër.

Lidhet me bllokimin që i bëjnë Këshillit Politik, zgjedhje të njëanshme, këta nismëtarë kaq të sigurt s’kanë bërë asnjë draf të vetëm.

Dua të mbetet në rekordet, që Shqipëria që drejton OSBE bllokon komunikimin e OSBE. Standarte të njëanshme duke bërë precedentin më të turpshëm. ‘’- tha Vasili.

Nga ana tjetër Oerd Bylykbashi i ka qëndruar fort bindjes se koalicionet parazgjedhor janë në Kodin Zgjedhor dhe nuk duhen ç’draftuar apo rishkruar pasi funksionojnë me Lista të Hapura. Ai shton se mazhoranca sot nuk kishte asnjë draft ligjor.

‘’Ky këshill politik nuk është si fasadë e mazhorancës. Kushtetuta u ndryshua për 1 javë. Dhe duan edhe një sistem zgjedhor ta mbyllin prej 2 javësh. Erdhën për turp që thanë se s’kanë drajt. Mungesë serioziteti absolut. Opozita e Bashkuar e ka shumë të thjeshtë çështjen.

Koalicionet janë në Kodin Zgjedhor, s’kanë nevojë të çdraftohen. Janë në nenin 96 të kushtetutës,. Koalicionet parazgjedhore janë tashmë dhe skanë pse të shkruhen sërish.

Sistemi që sot i garanton shqiptarëve zgjedhje në mënyrë demokratike. Për propozimin që bëjmë dhe mosdakordësinë që kemi të çojmë një kërkesë tek OSBE. Ata bëjnë propozimin, dhe mund të mbyllet brenda dy ditësh.Duke firmosur nesër bashkarisht këtë shkresë, fillon puna për hapjen e listave. ‘’- tha Bylykbashi.

Më tej Vasili konfirmoi se Opozita e Bashkuar mbajti qëndrime vetëm në respektim të dy marrëveshjeve të 14 janarit dhe 5 qershorit.

‘’Gjithçka sot që është diskutuar, debatuar, respektonte nga ana e Opozitës së Bashkuar marërveshjen e 14 janarit, kur palët kanë distanca të caktuara i drejtohen OSBE/ ODIHR, dhe respektojnë 5 qershorit. E gjithë strategjia e komunikimit me OSBE, Listat e Hapura dhe të tjera, kërkon ndryshime të njëanshme që çojnë në objektivin e çmendur. ‘’- shtoi Vasili.

Artikulli paraprakBYLYKBASHI ZBULON DY KËRKESAT E OPOZITËS NË KËSHILLIN POLITIK: PROPOZUAM TË PYETET OSBE/ODIHR PËR KOALICIONET, PS KUNDËR
Artikulli tjetërDHA DORËHEQJEN APO E SHKARKOI RAMA? BESA SHAHINI TREGON TË VËRTETËN: FILLUAM NJË BISEDË ME KRYEMINISTRIN QË MË…!