Qentë endacakë vazhdojnë të mbeten rrezik për qytetarët e pa ndonjë zgjidhje. Ky fenomen është bërë disa herë temë debatesh edhe në mbledhjet e këshillit bashkiak.

Anëtari i saj Ali Tula kërkon nga institucionet përgjegjëse që të marrin masa të menjëhershme pasi cdo ditë qentë endacak vijojnë të jenë rrezik i lartë për qytetarët.

Por organizatat që mbrojnë kafshët e thonë të kundërtën., Si zgjidhje shohin sterilizimin që ndalon shumimin e tyre dhe vaksinimin kundër tërbimit.

Problemi i qenve endacakë e sa kohë është bërë problem serioz për qytetarët e Shkodrës. Edhe pse është kërkuar shumë për zgjidhjen e këtij problemi, situata vazhdon të jetë e njëjtë.

Numri i tyre është në rritje dhe më prezente më shumë se asnjëherë. Janë të shumta rastet kur në rrugët më të populluara në qytetin e Shkodrës, prania e qenve për disa është e frikshme.

Strehimi i këtyre kafshëve është një problem që kërkon zgjidhje nga shoqëria civile, grupet e interesit dhe shoqatat që mbrojnë kafshët.