Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama pas statusit të tij ironik në lidhje me aeroportin e Vlorës. Ky i fundit reagoi pas votimit kundër nga PD e LSI sot për dhënien e autorizimit për nisjen e negociatave për ndërtimin e aeroportit të Vlorës në Komisionin e Ligjeve. “Po me aeroportin e Vlorës çfarë kanë që votojnë kundër?100 mlnEU investim 1000 të punësuar të përhershëm superimpakt ekonomik!JO duan çizme,” shkruajti ai pak më herët.

Ndërkohë kryetarja e LSI, vijon me akuzat se kryeministri “ndjen kënaqësi kur mashtron shqiptarët”. “Mashtroi për Vlorën, mashtroi për ilaçet, mashtroi edhe për pronat e çamëve. Ky njeri nuk ka me asnjë forcë të ngrihet mbi mashtrimet e tij, pavarësisht se ndjen kënaqësi kur mashtron shqiptarët. Sa qesharak që është!” shkruan Kryemadhi në Facebook.

Artikulli paraprakSTAR SPORT 29.01.2018
Artikulli tjetërGUR I ZI, GODITET ME SENDE TË FORTA NË KOKË 54 VJEÇARI