Kontrollet në pyje do të vazhdojnë që nga ky muaj, por e veçanta e këtij viti është se gjithçka do të verifikohet përmes sistemit online,

kështu është shprehur inspektoriati I mjedisit Edmond Tërthorja në një intervistë dhënë për Star Plus.

Ndërkohë Tërthorja shprehet se përmes këtij sistemi do të shmanget korrupsioni dhe gjithçka do jetë me hapa konkretë.

Kontrollet do të jenë në bashkëpunim me bashkitë e qarkut të Shkodrës.

Fillimisht do vijohet në pyjet e zonave të ulëta e pas në ato më të thella.

Artikulli paraprakKANABISI, MBLEDH VENDORËT NË LEZHË
Artikulli tjetërGJENDET PREDHË E LUFTËS II BOTËRORE, RRETHOHET ZONA