Klikoni në aplikacion, zgjidhni produkutin që ju pëlqen, paguani për atë dhe pastaj prisni derisa porosia tju vijë në derë.

Të porosishësh kanabis në Los Anxhelos është aq e lehtë sa të porositësh një pica.

Eaze është një nga firmat që shfrytëzoi legalizimin e kanabisit, për të cilën kalifornianët votuan pro në vitin 2016

Që prej janarit të vitit të kaluar kur përdorimi i kanabisit rekreativ u bë legal në të gjithë shtetin, kompania pati një rritje prej 80% të personave që shkarkuan aplikacionion.

Deri në 2014 shpërndarja e kanabisit ishte e kufizuar, çdo kush që dëshironte të porosiste uhej më parë të kishte shkarkuar të dhënat mjekësore që duheshin.

Por tani, situata ka ndryshuar, dhe përdorimi rekreativ i kanabisit, lejohet në 33 nga 50 shtete të SHBA-së.

“Njerëzit konsumojnë kanabis me miqtë e tyre dhe zakonisht kishin një djalë i cili i furnizonte. Tani shumë njerëz ndihen më rehat pasi janë në hije” thotë Sheena Shiravi, drejtore e komunikimit e Eaze për BBC.

Megjithatë jo të gjithë janë dakord me ligjet e reja. Mjekët në SHBA dhe Kanada bëjnë thirrje për përdorim të kujdeshëm të kanabisit për shkak të efekteve që shkakton në tru, sidomos tek të rinjtë, informon Ora News.

Doktoreshë Romina Mizrahi, nga qendra e Shëndetit mendor në Kanada ka bërë shumë kërkime rreth përdorimit të kanabisit dhe psikozës. Ajo beson se përdorimi i kanabisit nën moshën 25 vjeç është e rrezikshme.

Kur njerëzit nisin të pijnë kanabis para moshës 16 vjeç ka më shumë rrezik të kenë eksperienca psikotike. Ne e dimë që përdorimi i hershëm i saj është i rrezikshëm” tha ajo për BBC.

Aktualisht ajo ka një numër të madh shpërndarësish dhe rreth 40-60 lloje të ndryshme kanabisi, të cilat siç thotë kompania janë testuar më përpara.

Shitësit me pakicë punësojnë shoferë që bëjnë shpërndarjen por procesi i blerjes pagesa dhe dorëzimi mund të bëhen dhe përmes aplikacionit.

Por përdoruesit e aplikacionit duhet të jenë mbi moshën 21 vjeç dhe blejnë vetëm një sasi të limituar kanabisi në ditë.

Përdoruesit përdorin aplikacionin si çdo lloj platforme tjetër, duke e blerë me kartë krediti dhe porosia u vjen në shtëpi. Është si të blesh në Amazon apo të marrësh një film në Netflix” thotë Shiravi.

Artikulli paraprakALARM NË BRIGJET EUROPIANE
Artikulli tjetërMOTI I KEQ PËRFSHIN GJITHË GREQINË, PARALIZOHET TRANSPORTI