Ish-kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar kreut të KLSH, Bujar Leskaj t’u drejtohet ministrave dhe kryeministrit Edi Rama me fjalët hajdutë dhe kryehajdut, pasi sipas tij nga dokumentet e audituara, ka rezultuar se janë abuzuar 1.2 miliard euro nga koncesionet.

Nga foltorja e Kuvendit, ku raportoi veprimtarinvë vjetore të KLSH, Leskaj tha se detyra e tij është zbatimi i ligjit dhe jo të bëjë politikë.

Berisha thumboi edhe ministrin për Diasporën, Pandeli Majko, i cili e ndërpreu në një moment kur ish-kreu i qeverisë po akuzonte Agron Xhafajn dhe Olsi Ramën, për të cilët tha ai, maxhoranca ka sjellë një ligj favorizuar për lojërat e fatit.

Replikat e Berishës me kreun e KLSH:

Berisha: O të poshtër keni vjedhur 1.2 miliard euro koncesione. Kjo nuk është e dhëna e imja. Ju (i drejtohet Leskajt) iu keni thënë shqiptarëve me dokumente të firmosura dhe të vulosura nga kjo mazhorancë që këta, me këtë kryehajdutin….

A ju drejtove në fjalën tuaj “o hajdutë që u keni vjedhur 1.2 miliardë euro shqiptarëve”. Lexojeni ligjin për lojërat e fatit, sa i merret Geronit dhe Olsit. E dini që këta kanë sjellë një ligj për Geronin dhe Olsin.

(Majko ndërhyn nga vendi)

Berisha: Ti Pandeli mos fol më mirë, se ty të largojnë dhe të kthejnë prapë. Merr dhe lexo ligjin. Ligji për lojërat e fatit, tarifa për këto lojëra ulet katër herë.

Geronit dhe Olsi Ramës, 80% të fitimit, nuk do iu merret më 15% i fitimit, ulet katër herë taksa e lojërave të fatit. Zoti Leskaj, duhet t’u drejtohesh me hajdut dhe kryehajdut këtyre.

Bujar Leskaj: I nderuar dhe i dashur doktor, KLSH e ka bërë punën audituese. S’mund të kalojë vijat që ligji s’na i lejon. Ne auditojmë zbatimin e ligjit.

Nëse do kaloja në atë fushë, riskoja profesionalizmin e institucionit.

Mund të përfitoja disa kredite për vete, por parësore për ne janë interesat e qytetarëve, të interesave kombëtare dhe jo të kalojmë në politikë.