Ekipi i Vllaznisë në futboll për femra është drejt mbylljes së përgatitjeve për ndeshjet e Ligës së Kampioneve të Europës. Ndeshjen e parë vajzat kuqeblu do ta luajnë pasditen e së martës ndaj kampiones boshnjake, Sarajevo.

Shkodranet do të nisen të hënën drejt Bosnjë- Hercegovinës, vend ku do të luhen këto ndeshje. Natyrisht që paëgatjet kanë qënë intensive për të bërë një paraqitje të mirë dhe kuptohet për të synuar edhe kalimin në turin e dytë.

Ekipi ndërkohë është përforcuar edhe me lojtare të tjera cilësore. Gjatë merkatos së zhvilluar, presidenti Lazer Matija ka arritur të bëjë pjesë të skuadrës edhe dy futbolliste malazeze.

Bëhet fjalë për mbrojtësen Helena Boziç dhe mesfushoren Sanja Nediç. Po ashtu, pjesë e Vllaznisë në këto ndeshje europiane do të jetë edhe portieria maqedonase Viktorija Pankurova si dhe dy futbollistet fierake, Vanesa Levanaj dhe Ilarja Zarka.

Por ndërkohë, një problem jo I vogël ka lindur ditët e fundit për stafin teknik sepse një nga titullaret, pikërisht Marsela Djegsina ka pësuar një dëmtim të rëndë dhe nuk do të jetë e gatshme jo vetëm për ndeshjet europiane por edhe për 3-4 muajt e ardhshëm.

Gjithsesi, trajneri Nikolin Leka e ka të qartë tashmë mënyrën si do të luajë në ndeshjen e së martës. Një fitore e mundshme ndaj ekipit kampion të Bosnjës,

do të thoshte shumë për ecurinë e mëtejshme të ndeshjeve në grup dhe për këtë arsye, ndaj kampioneve të Estonisë dhe Moldavisë, Vllaznia do të kishte më shumë shanse për kalimin e turit pastaj.

Një sezon më parë, shkodranet kanë qenë shumë pranë suksesit historik teksa arriti dy fitore në grup por ndoshta një vendim I padrejtë I UEFA-s I penalizoi ato duke mos dënuar greket e PAOK-ut dhe për rrjedhojë, Vllaznia përfundoi në vendin e dytë në grup.

Artikulli paraprakHIDHET NGA BALLKONI BASHKËSHORTJA E GJYQTARIT TË KRIMEVE TË RËNDA
Artikulli tjetërMAJKO: NGA 1 JANARI 2019, LËVIZJE E LIRË MIDIS KOSOVËS E SHQIPËRISË