Kili është tronditur nga një tërmet i fuqishëm i magnitudës 7.2 pasditen e se dieles.
Qendra e Paralajmërimit të Tsunamit të Paqësorit tha se tërmeti ishte vendosur 83 milje (134 km) në perëndim të Talcës në një thellësi prej 6.1 milje.

Kili, i vendosur në “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit, ka një histori të gjatë të tërmeteve vdekjeprurëse, duke përfshirë një tërmet me madhësi 8.8 në 2010-ën në brigjet e jugut, i cili shkatërroi qytetet bregdetare.

Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare raporton një person në Constitucion duke thënë: “Lëvizje shumë e fortë”.
Një person tjetër shkroi për tërmetin: “Ai u ndje i fortë dhe i zgjatur”.

Kurse disa persona të tjerë kanë filmuar zyrën e tyre gjatë lëkundjeve të tërmetit, ku për çudi ata shikohen duke qeshur.

Artikulli paraprakDY VËLLEZËR GJENDEN TË VDEKUR NË DHOMËN E NJË HOTELI
Artikulli tjetërJAVË E PAQËNDRUESHME! MËSONI PARASHIKIMIN E MOTIT