Te pakten 391 persona kane  vdekur dhe mijera jane  plagosur nga tërmeti që goditi pasditen e  se  dieles  provincen Yunan ne jugperendim te Kines. Termeti qe goditi  vendin në orën 4.30 sipas orës lokale ishte me magnitude 6.1 balle.

Epiqendra e tërmetit është regjistruar në Longtoushan Township, 23 kilometra në jugperëndim të Zhaotong, dhe dridhjet u ndjenë gati 200 milje larg. Shumica e viktimave kanë ndodhur në qytetin e Zhaotong, Ludian County.Kina ka dërguar 2500 ushtare të pajisur me mjetet e duhura për të kërkuar trupat e viktimave nën rrënoja . Sipas mediave shteterore , termeti I se dieles ishte me I forti I 14 viteve te fundit,mbi 12 mije shtepi jane shkaterruar krejtesisht dhe mbi 30 mije shtepi e biznese te tjera jane demtuar keq.Presidenti kinez Xi Jinping bëri thirrje për bashkim dhe përpjekje kombëtare për të gjetur të shpëtuarit nën rrënoja.Shtepia e Bardhe dergoi ngushellimet te dielen dhe ofroi ndihmen e saj. “Mendimet dhe lutjet tona jane me familjet e atyre qe humben jeten, te lenduarit apo te zhvendosur, dhe tere populli i Kines ne kete dite te veshtire,” tha Keshilli i Sigurimit Kombetar Zevendes Zedhenes Bernadette Meehan në një deklaratë.

 

 

 

[iframe width=”640″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/yuKQyeGPEP8?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]