Kopshtet në Kinë tashmë kanë nga një ndihmës edukatorë. Bëhet fjalë për një robot shumë të vogël me kokë të rrumbullakët dhe fytyrë me ekran me prekje.

Me një gjatësi rreth 60 centimetra, asistenti autonom ‘’Keeko’’ po përdoret tashmë në 600 shkolla të ciklit parashkollor në Kinë. Ai tregon histori dhe u ofron fëmijëve ushtrime logjike.

Roboti i bardhë dhe topolak, pa krahë lëviz me ndihmën e rrotave të vogla. Kamerat e integruara në pjesën e brendshme të robotit i shërbejnë për orientim dhe i mundësojnë gjithashtu fëmijëve për të regjistruar video.

Në kopshtin Yiswind, në periferi të Pekinit, fëmijët dëgjojnë me vëmendje mësuesin e shkurtër android i cili rrëfen me një zë fëminor, historinë e një princi të humbur në shkretëtirë.

Projektuesit e firmës ‘’Keeko’’ kanë si objektiv për të rritur numrin e asistentëve nëpër klasa.

Në Kinë, robotët shërbejnë tashmë për dorëzimin në shtëpi të pazareve, shoqërojnë personat e moshuar, apo të vënë në dijeni për ligjet.