MASAFRA: S’KA LIDHJE ME VLERAT E BESIMIT FETAR.
Reagimeve te shumta nga bota shqiptare kunder krimeve kunder njerezimit qe po kryhen ne luften e Irakut dhe Sirise I eshte bashkuar te dielen edhe Kisha Katolike e Shkodres.

Kjo dite eshte zgjedhur nga te gjitha kishat e Shqiperise si nej dite lutjesh per vendet qe jane ne lufte, e sidomos Iraku dhe Siria.
Nepermjet nje meshe te vecante, Arqipeshvi Metropolitan i Dioqezes Shkodër Pult, Angelo Masafra, u kerkoi besimtareve katolike qe te luten per perfundimin e luftes ne keto vende.
Nga kisha e Shen Shtjefnit, pervec denimit te akteve kriminale qe nuk kane lidhje me vlerat e besimit fetar, Massafra u beri thirrje besimtareve per solidaritet edhe me Kishen ne Irak, per respektimin e te drejtave te njeriut dhe per bashkejetese paqesore mes besimeve te ndryshme ne kete vend.
Sipas Massafres, ajo cfare po ndodh ne Irak eshte kunder vete myslimaneve.
Mesha e se dieles pason deklaraten e perbashket te Këshillit Ndërfetar te Shqipërisë te perbere nga Komuniteti Musliman, Kisha Orthodhokse Autoqefale, Kisha Katolike, Kryegjyshata Botërore Bektashiane dhe Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë, per denimin e akteve te dhunës dhe ndaj popullsisë së krishtere në Irak nga formacionet ushtarake ISIS ne Irak dhe Siri.
Ne dënojmë me forcë akte të tilla kriminale që nuk kanë asgjë të përbashkët me parimet themelore të besimeve tona, – thuhej ndër të tjera në deklaraten e Këshillit Ndërfetar te Shqipërisë, te shperndare per media para pak ditesh.

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/5LkNeLt8V8s?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]