Krimi Ekonomik në Elbasan ka vënë në pranga një shtetas për kontrabandë cigaresh.
I arrestuari është Hysni Topi, banues në lagjen “28 Nëntori” të qytetit.

Policia raporton se gjatë kontrollit të banesës, Topit iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 404 steka cigare të markave të ndryshme pa pullën fiskale të Ministrisë së Financës.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale, “Tregëtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabantë”.

Artikulli paraprakBLLOKOHEN NË DOGANË, 51 TON MIELL MISRI PËR KAFSHË NGA SERBIA
Artikulli tjetërPËRDHUNON 14-VJEÇARIN SHQIPTAR, ARRESTOHET 31 VJEÇARI