Skuadra kosovare e Istogut ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Mërgim Qarri.

Futbollisti dardan ka luajtur për skuadrat evropiane si: West Ham United (U-23), Morecambe FC, Aldershot (U-19), Ytterhogdals IK. Së fundmi Qarri ishte pjesë e ekipit suedez Ytterhogdals IK në Divizionin e Dytë të Suedisë.

23-vjeçari është mesfushor ofensivë, luan me këmbën e djathtë, shquhet për pasime tepër të sakta, gjithashtu ka goditje të forta. Mërgimi në ndeshjen miqësore përballë Dardanisë shkëlqeu në fushë, duke shënuar një eurogol nga distanca dhe duke e fituar një penallti.

Artikulli paraprakITALI, RRETH 500 000 PERSONA TË PREKUR NGA GRIPI BRENDA NJË JAVE
Artikulli tjetërPRESIDENTJA E RE GREKE/ “GRUAJA” QË SHEMBI ÇDO BARRIERË