Myftinia e Shkodrës ka hapur dyert ne festën e Fiter Bajramit për të pritur vizitat dhe urimet e ndërsjellta në këtë ditë të shënuar për të gjithë besimtarët musliman.

Fillimisht në myftininë e Shkodrës ishin të pranishëm drejtues të klerit. Arqipeshkvi i Shkodrës monsinjor Angelo Massafra dha urimin e tij duke thënë se të gjithë duhet të jemi të bashkuar.

Famullitari i Kishës Ortodokse në Shkodër At Nikolla Petani gjithashtu uroi të gjithë besimtarët musliman për festën e Fiter Bajramit.

Pak kohë më parë komunitetet fetare në Shkodër zhvilluan një konferencë të përbashkët kundër fenomeneve negative dhe përcjelljes së mesazheve të duhura për shoqërinë, gjë të cilën e bënë edhe në festën e Fiter Bajramit.