Në Ditën Ndërkombëtare të Turizmit Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi bëri një bilanc të shifrave të turistëve që erdhën në Shqipëri përgjatë sezonit turistik. Kloso theksoi se këtë kishte jo vetëm rritje të numrit të turistëve, por dhe të ofrimit të një oferte të shtuar turistike, me një rritje të numrit të hoteleve, një rritje të konsiderueshme të sigurisë në plazhet tona, duke arritur në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit.

“Ja dolëm që së bashku me ju operatorët turistik dhe mijëra e mijëra shërbyes shqiptarë, ja dolëm që të kishim një turizëm i cili garanton që Shqipëria Po mund të konsiderohet një sezon dhe një stacion i vërtet i turizmit Europian.

Tani e kemi kaluar frikën që cdo të ndodhi sezonin tjetër besoj ju të gjithë që jeni këtu në këtë sallë, operatorët turistik, që punoni nga veriu në jug, që mbani me ofertën tuaj turistike një zinxhirë hotelieresh në shkallë vendi të dëshmoni që kontratat për vitin tjetër jo vetëm që nuk u vunë në rrezik, nuk u pakësuan, por u shtuan”, tha Klosi.

Klosi deklaroi se jemi në fund të një periudhë 3 vjecare të kontratave që erdhën në rritje, të cilat dëshmojnë tashmë, se Shqipëria është një destinacion i qëndrueshëm. Sipas dhe dëshmive të operatorëve turistik turistët që vizitojnë në Shqipëri nuk vijnë vetëm për bregdetin por dhe për aventurën, për të vizituar objektet historike, kalatë, për të Alpet shqiptare, Thethin e Valbonën, apo për të parë peisazhe si Syri i Kaltër.

“Jo më kot ne këtë ditë të turizmit ne zgjodhëm që ta fillonim bisedën me një projekt të mbështetur fuqishëm nga projeket e BE, që kërkon transformimin e zonave të mbrojtura, parqeve tona natyrore, e asaj që ne kemi mbase edhe më të veccantë nga i gjithë rajoni pra bukurinë e natyrës në një destinacion të qëndrueshëm turistik. 6.7 milionë turistë që presim të vijnë nuk janë fokusuar vetëm në gusht, është e vërtet që arritëm një rekord në gusht,

1 milionë e 550 mijë turistë të huaj shkelën Shqipërinë në gushtin e vitit 2019, duke shënuar rekordin e gushteve të mëparshme duke shënuar si 8 mujor një rritje me 10% krahasuar me një vit më parë. Por, ata nuk vijnë vetëm në gusht, vijnë në shtator, të gjithë i keni hotelet me turistë që vijnë në tetor e nëntor. Ne duhet të punojmë fort që pasuritë tona të zonave të mbrojtura të shndërrohen në të vecantën e turizmit shqiptar”, tha Klosi.