Nga takimi me përfaqësues të bisneseve turistike të Velipojës, drejtorët rajonalë dhe anëtarë të Komitetit të Turizmit, Ministri i Turizmit dhe Mjesdisit Blendi Klosi ju kërkoi bizneseve, të jenë të ndershëm me cmimet.

Celësi i suksesit të zhvillimit të turizmit, tha ministri Klosi, është balanca e cmimit me cilësinë dhe respektimi i ligjeve.

Duke bërë analizën e problematikave të këtij sezoni ministri Klosi theksoi se plazhi i Velipojës është shumë herë më i pastër se vitet e shkuara, ndërsa është bërë një punë shumë e mirë për vendosjen dhe zbatimin e sinjalistikës ujore.

Ministri Klosi cilësoi arritje ngritjen e kullave të vrojtimit dhe angazhimin e 250 vrojtuesëve duke minimizuar jetën e humbura në det,

por kreu i Turizmit u riapeloi bizneseve të pranishëm në takim se është pikërisht detyrimi i tyre ligjor për vënien e rojeve të çertifikuara.

Drejtuesi i qarkut Shkodër, Ministri Ditmir Bushati u ndal tek disa problematika që ngritën përfaqësuesit e biznesit.

Ai i ftoi ata që të bëhen pjesë e këtij koalicioni të madh ndërveprimi dhe të kontribuojnë për zhvillimin e përbashkët në të mirë të gjithë komunitetit. Për Ministrin Bushati roli i pushtetit lokal është i pazëvëndësueshëm.

Dy ministrat, inspektuan në Velipojë, qendrën shëndetësore të shtuar këtë sezon turistik në shërbim të pushuesve. Qendra ofron shërbime në 24 orë në 7 ditë të javës.

 

 

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE