Ministri i Mjedisit Blendi Klosi ka lëshuar kritika për bashkinë lidhur me vendepozitimet ilegale të mbetjeve urbane në Shkodër.

Këto vendepozitime ministri Klosi i quajti krim mjedisor ndërsa ishte i pranishëm pas varrezave të dëshmorëve, një zonë që prej 28 vitesh përdoret për hedhjen e mbeturinave dhe inerteve.

Nga Shkodra ministri Klosi premtoi se 5 depozitime ilegale të mbetjeve do të rehabilitohen ndërsa u shpreh se bashkitë do të gjobiten në rast se nuk marrin masa.

Ministri Klosi mori pjesë në mbjelljen e 120 fidanëve tek Varrezat e Dëshmorëve ndërsa do të mbillen edhe 1 mijë të tjerë në vende Shkodër.

Në mbjelljen e pemëve ishte edhe organizata “Eko Mendje” e cila bëri apel për pyllëzim si një shans për të ndalur ose minimizuar ajrin e ndotur.

Shkodra ka disa pika problematike sa i përket hedhjes së mbetjeve apo inerteve por deri më tani ende nuk ka veprime konkrete për pastrimin e tyre dhe mos lejimin e ndotjes.