Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) zgjodhi drejtuesit e rinj të Prokurorisë. Përmes një votimi unanim Altin Dumani u caktua përkohësisht si drejtues në Prokurorinë e Apelit të Krimeve të Rënda. Ky vendim erdhi pasi pasi KPK shkarkoi Artan Bajmanin pasi ky i fundit nuk kaloi sitën e vetingut.

Prokurorja Rozeta Qirjaqi u caktuan me shumicë votash në pozicionin e drejtueses në Prokurorinë e Apelit Korçë. Ndërkohë u miratua me 7 vota pro, 4 kundër, caktimi i prokurorit Ardjan Nezha për të dytën herë në Prokurorinë e Pukës.

KLP miratoi unanimisht komandimin e gjashtë anëtarëve për pozicionet e keshilltarëve përmes procedurës së komandimit të prokurorëve.

Ata janë Arjan Muçaj, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, Artur Cara, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, Mihallaq Bleta, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë,

Mirela Kapo, Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, Ornela Rrumbullaku, Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, Vitjuna Mata, Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

Kryetari i KLP Gent Ibrahimi deklaroi se këta prokurore të komanduar pranë KLP, nuk duhet të cënojnë mbarëvajtjen e veprimtarisë së prokurorive nga ku po vijnë. Këshilli vendosi gjithashtu se nga sot mbledhjet do bëhen me dyer të mbyllura.

Gjatë mbledhjes u miratua me shumicë votash projekt rregullorja për zhvillimin e shortit për përzgjedhjen e dosjeve në kuadër të procesit të rivlerësimit dhe projekt rregullorja për angazhimin e prokurorëve në veprimtari jashtë funksionit.

Tashmë Prokurorët mund të angazhohen në mësimdhënie 2 orë/ javë brënda orarit zyrtar.

Në mbledhjen e ditës së sotme do të diskutohet edhe kërkesa e dy partive opozitare, PD-LSI për shkarkimin e Kryeprokurores, Arta Marku.

Grupet parlamentare të PD dhe LSI depozituan në datë 29 Janar një kallëzim penal për kryeprokuroren e përkohshme Arta Marku, për shkelje ligjore në zgjedhjen e Bujar Sheshit anëtar të KLP-së i cili ka rezultuar se ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit.

Artikulli paraprak“ZHGËNJEN” DE-EUROIZIMI, DEPOZITAT E KREDITË NË VALUTË NUK ULEN
Artikulli tjetërGJENDET NJË PREDHË PRANË BANESAVE, FORCAT XHENIERE DREJT PUKËS (FOTO)