Eurodeputeti dhe Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein, ka provuar punën e një kasieri në supermarket.

Në një nga pikat e shitjes së Edeka-s në Gjermani, Fleckenstein ka punuar për disa orë në arkën e supermarketit në rolin e një kasieri.

Nisma kishte lidhje me grumbullimin e parave për azilkërkuesit në Gjermani. Fleckenstein iu ka shërbyer klientëve të cilët kanë shkuar për të blerë në këtë pikë.

Fleckenstein i ka publikuar fotot në profilin e tij zyrtar në Facebook, ku mes të tjerash shkruan se kjo nismë i ka shërbyer për të parë nga afër punën e vështirë të një arkëtari.

E madhe, pasi isha ulur për gjysmë orë në arkën e supermarketit Edeka në Hamburg, arrita të grumbulloj nga shitjet një shumë prej 65o euro.

Më pas Edeka i grumbulloi paratë dhe ne shtuam të tjera duke arritur në fund një shumë prej 950 eurosh. Shumë kjo që do të shkojë për nismën “Miqtë e Azilkërkuesve”. Kjo ishte shumë zbavitëse dhe edukative.

Më bëri të kuptoj shqetësimet e shitjes me pakicë dhe punën e vështirë të një arkëtari.”-shkruan Fleckenstein.